‘Përleshje të forta në komision/ Ja si degjeneroi seanca: “Mbylle more gojën! Halabak, legen, langaraq”

0
350

Ka pasur debate të forta sot në Komisionin e Medias dhe të Edukimit, teksa ishte thërritur për dëgjesë kryeredaktori i RD-së Bledi Kasmi.

Aq shumë të forta qenë replikat mes Luçiano Boçit dhe Fidel Yllit, saqë Albana Vokshi ka ndërhyrë disa herë për të qetësuar kolegun e saj demokrat.

Në videon e mëposhtme shihen dhe replikat mes tyre, si dhe kapjet me duar të Vokshit. Mes të tjerave ajo i ka mbyllur edhe mikrofonin Boçit.

Replikat e plota:

Ylli: Nuk ma mbyllni dot gojën. Gazetari juaj nuk është gazetar. Jemi duke folur për median e lirë, për gazetarin që kolegët e vetë i bën puçistë. Urdhëroni shkrimin këtu që Bledi Kasmi është RD-ja.

Vokshi: Nxirr xhevahire nxirr…

Ylli: Mos mbani konferencën e rradhës, na lini të flasim.

Vokshi: Mos bojkotoni, mos merrni urdhra.

Ylli: Të gjithë duan të dëgjojnë mendimin e mazhorancës.

Vokshi: Mbylle gojën, me mua e ke betejën e humbur. Tur pusho të lutem

Ylli: Kasmi nuk është gazetar.

Fidel Ylli: Bravo u qoftë, tregoni manipulimin që bëni. Nuk ju vjen mirë se keni futur gazetarë në burgje, jeni vrasës

Luçiano Boçi: Mbylle more gojën!

Fidel Ylli: Langaraq, ordiner, rrugaç! Në botë nuk ma heq dot njeri fjalën
Kam 40 minuta që dëgjoj dhe nuk ndërhyra. E kujtova 21 janarin sepse u quajtën 4 gazetarë puçist

Albana Vokshi: Ka dështuar puçi i 21 Janarit që bëri Edi Rama

Luan Baçi: Pse nuk diskutojmë për atë që jemi mbledhur sot

Fidel Ylli: Sot jemi mbledhur për një person që bëhet viktimë. Ky vetëm gazetar nuk është, ku e ka telefonin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here