Policia e Fierit ka arrestuar 2 shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim, pasi ndaj tyre gjykata ka dhënë masën ‘arrest me burg’ në mungesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:
1.Aglin Kadhaj, 32 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 01.06.2018 ka dhënë masën “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Neni 143/1 i Kodit Penal.
2. Aleko Braka, 51 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 01.06.2018 ka dhënë masën “Arrest në burg” për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” parashikuar nga Nenet 130/4 dhe 321/2 të Kodit Penal