Detaje nga sulmi në Shkodër, ja kush është ish polici që u sulmua..

0
200

Në oborrin e banesës të Shyqyri Çela, ish shefit të komisariatit në Shkodër janë vendosur dy granata. Njëra ka shpërthyer në oborr ndërsa tjetra nuk ka shpërthyer.

Nga ana tjetër sipas burimeve Shyqyri Çela përpara se të futej në policinë e shtetit në vitin 1996 ka qenë deputet në Parlamentin e Shqipërisë me partinë Aleanca Demokratike.

Më pas në vitin 1997 vëllai i tij ka patur një konflikt duke shkëmbyer të shtëna me disa persona të tjerë tek teatri “Migjeni”. Pas asaj ngjarje Shyqyri Çela u largua drejt Amerikës. Kishte një muaj që kishte ardhur dhe pas ardhjes ndodhi vendosja e grantave në oborrin e banesës në lagjen Rus.

Nga sa mësohet ka vetëm dëme materiale teksa janë dëmtuar xhamat e banesës. Ndërkohë policia vijon hetimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here