Gazetarja me shami i kthehet ashpër Mustafa Nanos: Këto janë vajzat myslimane me b*le

0
362

Moderatori Mustafa Nano tregoi pak ditë më parë në emisionin “Provokacija”, historinë e gazetares iraniane Marsih Alinejad, e cila kur u zhvendos në SHBA, hoqi dorë nga mbajtja e hijabit. Nano krahasoi rastin e saj me vajzat në vendin tonë, ku sipas tij në Shqipëri, nuk kanë guxim të bëjnë ato që dëshirojnë.

“Edhe në Shqipëri, ku ka një klimë lirie, ku ka një elitë sunduese ateiste, e ku shoqëria e mjedisi publik dominohen nga një frymë laike, nuk të qëllon të shohësh gra muslimane me bole. Nuk ka dalë asnjëra që të thotë faqe botës: Hej njerëz, unë po e heq hijabin, se nuk është për mua”. – u shpreh analisti.

Mirëpo deklarata e moderatorit nuk është pritur mirë! Gazetarja Nada Dosti, përmes një shkrimi të publikuar “Tesheshi.com”,  tregon se ka zgjedhur ta mbaj veshur hijabin me vullnet të lirë, duke i thënë jo presionit shoqëror. Sipas Dostit, fjalët e Mustafa Nanos janë akuzë e drejtpërdrejtë ndaj grave shqiptare që kanë zgjedhur të mbulohen.

Më poshtë shkrimi i plotë i Nadas:

Kjo vajza që shihni në foto jam unë. Jam në të 30-at dhe jam gazetare, po ashtu si Masih Alinejad, vetëm se me ca vite mbi supe më pak. Nuk kam shkruar ende një libër, por së shpejti po mendoj ta bëj (le ta shohim). Librin do e kisha titulluar “Mjaft u treguat femrave se çfarë të veshin”, frymëzuar nga nisma “Stop Telling women what To wear”.

Ndryshe nga Alinejad, unë nuk kam lindur në një vend ku mbulesa është e detyrueshme, madje e kundërta është e vërtetë. Kam lindur dhe jam rritur në Shqipëri, në një shoqëri paragjykuese ku sundon mentaliteti shtypës e patriarkal, ku njerëzit të imponojnë njëtrajtshmërinë dhe të paragjykojnë nëse guxon të jesh ndryshe; të vishesh ndryshe. Pikërisht në këtë shoqëri të mbyllur e paragjykuese, ku ka plot seksizëm e ku femra shikohet si objekt dhe jo si individ me intelekt, unë pata b*** t’i them JO presionit shoqëror e të vë mbulesën islame.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here