Kush përfiton nga koncertet festive të Lali Erit?

0
744

“Ëndrra jonë është që të vazhdojmë edhe këtë vit siç kemi bërë këto 3 vjet me shumë punë, por dhe me shumë qejf. Ata që punojnë shumë, duan edhe të argëtohen.” Por motoja e vërtetë e kryebashkiakut duket se është “ata që abuzojne dhe vjedhin shumë, duan edhe të argëtohen.” Veliaj ka nisur prej disa ditësh organizimin e një sërë koncertesh në Tiranë, për të festuar 3 vjetorin e ardhjes në krye të Bashkisë Tiranë. Bashkia e tij ka paguar këto tre vjet miliona euro për koncerte dhe argëtime pa asnjë interes publik, ndërkohë që Veliaj betohet se nuk ka para për ndërtim shkollash dhe objektesh kulturore.

Si duket, kjo e ka shtyrë jo vetëm për të gjetur mënyra indirekte për të financuar koncertet, por edhe për të përfituar personalisht. Rasti më i fundit është ai i koncertit të pritshëm të këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora, e cila do të japë një koncert në Tiranë më 3 qershor. Rezulton që kompania Albtelekom do të paguajë 200 mijë euro për organizimin e koncertit dhe i gjithë ky fond do t’i kalohet kompanisë Gogel të vëllait të kryebashkiakut Veliaj.

Duket si një gjest bamirës nga Albtelekom, por në fakt janë të gjitha para të taksapaguesve shqiptare të ardhura nga Bashkia Tiranë. Nga marsi 2017 deri tani, Bashkia Tiranë i ka paguar Albtelkomit rreth 450 mijë euro dhe deri në fund të vitit shuma do të arrijë në 680 mijë euro për shërbim interneti dhe intraneti (rrjetin e brendshëm që lidh institucionet e Bashksisë). Është një shumë maramëndëse për shërbim internet. Bashkia Tiranë paguan të paktën 4-5 herë vlerën e tregut për shërbimin që merr.

Ajo që duhet theksuar është se pagesat për Albtelecom janë bërë përmes kontratave me negocim, pa asnjë njoftim paraprak për nevojën e shërbimit—rreth 180 mijë euro janë dhënë në kontrata të tilla,—ndërkohë që kontratat e tjera janë dhënë me tender të organizuar me mënyrën tashmë tipike të rasteve me fitues të paracaktuar: kompanitë e tjera në tender ose nuk paraqesin ofertë ose skualifikohen për mos plotësim të kushteve teknike, duke e lënë fituesin të vetmin konkurrent në garë. Nga të dhënat e bërë publike nga Open Data Albania, në një viti, nga mars 2017-shkurt 2018, Bashkia Tiranë ka paguar Albtelecom për shërbimet e mëposhtme (nuk përjashtohet mundësia që mes Bashkisë dhe Albtelecom të ketë kontrata dhe pagesa të tjera që nuk janë bërë publike përmes thesarit të shtetit):

Më 25 maj 2017, Bashkia Tiranë lidhi kontratë me negocim pa botim paraprak për shërbim internet me vlerë rreth 7,5 milionë lekë, pra rreth 56 mijë euro. Më 7 gusht 2017, Bashkia Tiranë lidh një tjetër kontratë me negocim pa botim paraprak me Albtelecom të njejtën vlerë prej 7,5 milionë ose rreth 56 mijë euro.

Më 20 tetor 2017, Albtelecom fitoi tenderin për furnizimin me internet të Bashkisë Tiranë me vlerë 21 milionë lekë, afërsisht 157 mijë euro, për 167 ditë, pra afërsisht 126 mijë lekë ose gati 1 mijë euro në ditë.

Në tender morën pjese 3 kompani—Abcom sha, Albtelecom sha dhe Telekom Albania sha. Sipas formulës tashmë standarde të korrupsionit me tendera, një kompani nuk paraqiti ofertë ndërsa Telekom Albania sha nuk plotësi kushtet teknike. Si rezultat, Albtelecom u shpall automatikisht fitues e tenderit. Dy muaj më pas, më 29 dhjetor 2017, Bashkia Tiranë miratoi shtesë kontrate: “Blerje shërbim interneti për Bashkinë e Tiranës” me Albtelecom me vlerë 1,4 milionë lekë për kontratën e lidhur më 20 tetor 2017 me vlerë rreth 21 milionë lekë (mbi 100 mijë euro). Kjo shtesë është e paligjshme pasi ligji lejon shtesë kontrate vetëm në masën 20 për qind mbi vlerën e kontratës, ndërsa në këtë rast shtesa është rreth 67 përqind. Për më tepër shtesat e kontratave bëhen vetëm në raste të veçanta që lidhen me ndryshimet e kushteve të tregu, vështirësi natyrore dhe specifikla të caktuara.

Më 26 janar 2018, kompania Albtelekom ka fituar tenderin për shërbim me internet për Bashkinë Tiranë për periudhën shkurt- dhjetor 2018, me vlerë 39 milionë lekë, afërsisht 291 mijë euro, përsëri afërsisht 1 mijë euro në ditë. Edhe pse pak ditë më parë kishte organizuar për marrjen e shërbimit internet për periudhën shkurt-dhjetor 2018, më 29 janar 2018 Bashkia Tiranë lidh kontratë me negocim me Albtelecom me vlerë rreth 5,4 milionë lekë (afërsisht 40 mijë euro)!

standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here