Pogradec/ E përplas me makinë edhe largohet, 40-vjeçarja në gjëndje të rëndë…

0
173

Një grua 40-vjeçare është gjetur e plagosur në anë të rrugës në aksin Pogradec – Korçë në vendin e quajtur “Lapidari i Petrushës”. Sipas policisë, dyshohet se gruaja mund të jetë përplasur nga ndonjë automjet dhe është lënë aty, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar.

E plagosura me iniciale M.M. nga fshati Alarup u dërgua në spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo do të transportohet më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Grupi hetimor i policisë nisi punën për të zbardhur këtë ngjarje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here