Sergio Ramos vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes që nga 26 maji, nga nata finale e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit e Liverpoolit, ku Los Blancos mrbojtën titullin për herë të tretë.
Pas Mohamed Salah, që u dëmtua në duel me Ramosin, tani raportohet se kapiteni i Realit ka dëmtuar edhe portierin, menjëherë në fillim të pjesës së dytë dhe se Karius ka pasur trauma gjatë gjithë 45 minutave.
“Ndoshta tani Firmino do të ankohet se i ka rënë një pikë djerse nga trupi im”, ishte reagimi i Ramosit.
Tani, ka reaguar edhe Roberto Firmino: “Mendoj se ai ka një pikëpamje, sepse ai është kampion, por mendoj se ai është idiot për atë që tha, por është në rregull”, deklaroi braziliani.