Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka vazhduar të flasë në foltoren e Kuvendit ndërkohë që Kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca me kryetarin e saj të parlamentitn, Gramoz Ruçin, kanë dalë nga salla duke vendosur mbylljen e seancës parlamentare. Vendin e Ruçit e ka zënë nënkryetari nga radhët e PD-së, Edi Paloka.
Basha ka denoncuar njerin pas tjetrit, të gjitha faktet që tregojnë sesi Rama po mbron me të gjitha mjetet e tij, veçanërisht me Prokurorinë, vëllanë e Ministrit të Brendshëm, të dënuarin Agron Xhafaj.
“Prokuroria Rama- Xhafaj – Marku nuk guxoi kurrë të verifikojë tabulatet telefonike Veliu-Xhafaj. Kjo do të mjaftonte për të zbuluar se audiopërgjimi ka dy protaganistë: Albert Veliun me zë e figurë dhe Agron Xhafajn, që u fsheh me urdhër qeveritar, – theksoi Lulzim Basha. – Çdo shqiptar e ka të qartë arsyen pse Rama dhe Prokuroria kanë vendosur të veprojnënë këtë mënyrë, sepse mbrojtja e Agron Xhafaj është e vetmja mënyrë për të mbrojtur këtë qeveri të kapur në flagrancë nga krimi. Për ne është e qartë: Prokuroria është vetëdenoncuar, vetëdemaskuar që në nisje për rezultatin e paragjykuar nga Edi Rama. Hetimet për Agron Xhafajn nuk po kryhen nga prokurorët, por nga ai që vetë nuk guxoi të shfaqej sot në këtë seancë, nga vëllai i tij“, theksoi kryetari i PD-së.