Shkatërrohet rrjeti i trafikimit të shqiptarëve në Spanjë, 6 mijë euro për…

0
160

Shkatërrohet rrjeti i trafikimit të shqiptarëve drejt Anglisë

Policia spanjolle ka shkatërruar një organizatë kriminale që merrej me trafikimin e paligjshëm të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe, duke përdorur Spanjën si bazë nisjeje.

Janë arrestuar 14 persona që zhvillonin trafikun e imigrantëve të paligjshëm nga portet e Santanderit e Santurces, ndërkohë që paralelisht me të zhvillohej edhe trafiku i drogës, me sasi të mëdha kokaine të importuara nga Holanda.

Të arrestuarit akuzohen për krime kundër të drejtave të qytetarëve të huaj dhe trafikun e narkotikëve. Truri i organizatës, shqiptar, banonte në lokalitetin Pielagos, në Cantabria, ku strehonte përkohësisht bashkatdhetarë të tij.

Image

Pas qëndrimit të shkurtër, i hipte në tragetet që niseshin nga Santander e Santurce drejt Britanisë së Madhe, të fshehur në kamionë mallrash.

Organizata bashkëpunonte me një grup shoferësh spanjollë që fshihnin shqiptarët në mjetet e tyre dhe i çonin në Francë, prej nga shkonin në Angli me traget.

Sipas hetimeve, shqiptarët paguanin deri në 6000 euro për imigracionin klandestin, me një pjesë që paguhej në Spanjë dhe restoja pas mbërritjes në Angli.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here