“Astori nuk vdiq në gjumë”, detaji tronditës që është zbuluar së fundmi…

0
307

Davide Astori ka tronditur futbollin italian dhe jo vetëm me ndarjen e papritur nga jeta. Hetimet për ngjarjen e rëndë të ndarjes së tij nga jeta në një hotel para ndeshjes vijojnë ende.

Një detaj i zbuluar së fundi në ekspertizën mjekoligjore nga profesorët Karlo Moreski dhe Gaetano Tiene, ekspertë të ngarkuar në detyrë nga prokurorja publike Barbara Lofredo, që kanë punuar prej një kohe të gjatë tashmë, hedh poshtë tezat e publikuara prej 4 marsit mbi atë se çfarë i ndodhi kapitenit të Fiorentinës.

Sipas raportimeve u mësua se Davides i ishin ngadalësuar rrahjet e zemrës (bradiaritmia), deri në pushimin total të saj, gjë që praktikisht nënkupton që mbrojtësi 31-vjeçar mund të ketë vdekur në gjumë, por jo!

“Corriere della Sera” ka zbuluar se bëhet fjale për  “takiaritmi”, që do të thotë përshpejtim i papritur i rrahjeve të zemrës, derisa ajo është ndalur. Sipas ekspertëve, atë natë Astori mund të jetë zgjuar dhe ndoshta do të mund të shpëtohej nëse në dhomë do të kishte dikë të gatshëm për të dhënë alarmin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here