Ditën e sotme Tirana u trondit nga vrasja e dyfishtë në “Don Bosko”.
Xhuljeta Çuni 18 vjeç u vra nga ish-i dashuri i saj, Xhafer Mata 31 vjeç dhe së fundmi ky i fundit qëlloi më pas edhe veten.
Burime pranë familjes së atentatorit thanë se Mata ishte divorcuar pak muaj më parë nga e shoqja, me të cilën kishte një djalë 1 vjeç.
Shkak për divorcin ishte bërë 19-vjeçarja, e cila pas këtij veprimi e kishte refuzuar Xhaferin.
Mendohet se divorcin e kishte kërkuar e reja që më pas të martoheshin së bashku dhe refuzimi i papritur i vajzës e ka revoltuar keq 31-vjeçarin, duke e çuar atë drejt vendimit fatal.
Por pak minuta më parë u mësua se Xhafer Mata nuk ishte një emër i panjohur për policinë e Tiranës, shkruan Klan Tv.
Ish e dashura e tij ka bërë katër herë denoncim në polici pasi e ngacmonte dhe është shoqëruar në komisariat.
Por me premtimin se nuk do e ngacmonte më është lënë i lirë. Mësa duket këto kanë qenë vetëm fjalë, pasi ai qëlloi dy herë mbi vajzën dhe një herë mbi veten.