Një sherr mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja është shënuar në qytetin e Klosit, ku është plagosur me thikë 35-vjeçari Gazmir Picli.
Ky i fundit është plagosur nga 25-vjeçari Saimir Rami, pas një debati në verandën e një lokali në Klos. I plagosuri është dërguar me helikopter drejt Tiranës për mjekim të specialuzar, pasi ndodhet në gjendje të rëndë.
Informacioni paraprak:
Rreth orës 10.15, është marrë njoftim se në qytetin e Klosit ka ndodhur nje konflikt mes dy personave.
Menjehere kanë shkuar shërbimet e policisë në vendin e ngjarjes, ku paraprakisht kanë konstatuar se: në verandën e një lokali në Klos shtetasit S.R, rreth 28 vjeç, dhe shtetasi G.P, rreth 35 vjeç, banues në fshatin Platin-Klos, dyshohet se kanë debatuar me njëri tjetrin ku shtetasi S.R, ka plagosur me thikë shtetasin G.P.
I demtuari pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Burrelit, është dërguar për ndihmë më të specializuar në Tiranë. Shërbimet e policisë po krehin zonën për kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.