Ish-kreu i SHIU, Ylli Zyla: “Ushtarët e ISIS, ardhja e tyre në Shqipëri do të krijonte panik tek shqiptarët”

0
509

I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, ish-kreu i SHIU, Ylli Zyla, i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që të mos pranojë që të krijohet në Shqipëri, qendra e koordinimit të emigrantëve që vijnë nga Siria.

Ai tha se ardhja e tyre në Shqipëri do të krijonte panik tek shqiptarët.

Ndërsa shtoi se në rast se ky është kusht për hyrjen e vendit tonë në BE, atëherë do të ishte më mirë që të qëndronim jashtë.

‘Nuk do ta donim BE-në në rast se do të flasim për 600 mijë ish luftëtarë të ISIS. Shqipëria nuk mund të përballojë as 10 mijë. Nga ana e sigurisë ne nuk mund të përballojmë këtë fluks azilantësh që vijnë nga Siria. Shërbimet shqiptare nuk mund të përballen me këtë lloj çështjeje. Duke pasur parasysh që në Shqipëri mund të gjesh shumë lehtë armë, kjo do ta bënte shumë sensitive. Ne do të ishim pre e goditjeve terroriste nga këta persona. Duhet të dimë që këta persona luftojnë edhe si ushtri por edhe të vetë’, tha Zyla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here