Aksident i rëndë në Elbasan

0
172

Dy aksidente kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan, njëri në Unazën e qytetit dhe tjetri pranë Drejtorisë Vendore të Policisë.

Të dy aksidentet kanë rezultuar me të plagosur, ku në njërin i plagosuri është një fëmijë dhe tek tjetri një i moshuar.

“Rreth orës 09:30, në unazën e qytetit Elbasan shtetasi H.H, 33 vjeç, banues në Elbasan duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AA920CV, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin R.H, 70 vjeç , banues në Elbasan. Shtetasi R.H u dërgua në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.”, thotë policia për njërin nga aksidentet, ndërsa për tjetrin ende nuk ka të dhëna zyrtare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here