Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Shqipëri.
Një 14 vjeçar nga Përmeti është gjetur i vetëvarur.
Ngjarja ka ndodhur dje në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa i mituri me iniciale E.D banues në fshatin Katundisht, Këlcyrë është dërguar i pajetë në spital.
Kanë qenë familjarët ata që e gjetën 14 vjeçarin të varur në kasollen e bagëtive.
Nuk dihen shkaqet e këtij veprimi, por kohet e fundit në Shqipëri janë shtuar rastet e vetëvarjes.