Krim në familje/ Shqiptari masakron me thikë gruan në sy të fëmijëve

0
465

Një ngjarje rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Piacenza, Itali ku një shqiptar ka qëlluar disa herë me thikë bashkëshorten e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të fëmijëve të vegjël.

Siç shkruajnë mediat italiane, ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Vignola’, Piacenza ku një çift shqiptarësh rreth 30 vjeç, prindër të dy fëmijëve të vegjël janë zënë me njëri-tjetrin.

Sipas të dhënave të para, mësohet se sherri i nisur gjatë mbrëmjes kishte përfunduar pasi kishte kaluar ora 22:00 kur shqiptari kishte marrë thikën dhe kishte qëlluar disa herë gruan.

Ai kishte marrë një thikë në kuzhinë dhe në kulmin e sherrit ka qëlluar bashkëshorten, në zy të fëmijëve të tij.

Zënkat ishin dëgjuar nga fqinjët që më pas kanë lajmësuar menjëherë policinë. Fatmirësisht gruaja është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka prangosur shqiptarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here