25 vjeçari i aksidentuar dje ka humbur jetën në spital.
Viktima është shtetasi Saimir Lleshanaku dhe u përpas dje nga një makinë në aksin Elbasan-Tiranë.
I riu mbeti fillimisht i plagosur dhe ndërroi jetë pak kohë më vonë në spital.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:30 në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Bradashesh.
Policia ka vënë në pranga shoferin e makinës tjetër, një 23-vjeçar me iniciale G.H, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.