Peter Navarro, këshilltar për ekonominë i Donald Trump ka shtuar sulmet ndaj kryeministrit kanadez, Xhastin Trudo, pasi vetë presidenti amerikan e quajti “të dobët dhe të pandershëm” në fund të takimit të liderëve të G7-s.
“Ka një vend special në ferr për të gjithë ata liderë që përdorin diplomacinë e pabesisë me Donald Trump dhe pastaj e qëllojnë me thikë pas shpine ndërsa ai del nga takimi” tha këshilltari i Trump për “Fox Neës Sunday”.
Ai vazhdoi duke thënë, “Këtë bëri edhe i pabesi Xhastin Trudo me atë konferencë pas takimit. Prandaj ai është i dobët dhe i pandershëm dhe këto fjalë vijnë direkt nga Air Force One”.
Fjalët që Xhastin Trudo përdori në konferencën pas takimit të liderëve të G7 ishin se “kanadezët ishin të sjellshëm, por nuk lejojnë askënd që të tallet me ta”.
Unë do të mbroj punëtorët kanadezë dhe interesin e Kanadasë” tha Trudo. Një tjetër këshilltar i Trump shtoi sulmet kundër Trudo duke i quajtur komentet e tij të pabesa.
Shkak për mosmarrëveshjet mes dy aleatëve, SHBA dhe Kanadasë janë bërë rritja e tarifave për importin e celikut dhe aluminit. Kanadezët thonë se do të përgjigjen me të njëjtën monedhë dhe i kanë quajtur vendimet e Trump si të pajustifikuara.
Piter Navaro, këshilltari i Trump tha se presidenti amerikan i kishte bërë një nder kryeministrit kanadez duke u paraqitur në takimin e liderëve të G7 në Kebek.
“Trump kishte punë më të rëndësishme se G7. I bëmë nder atij” tha Navaro “madje presidenti edhe mund ta kishte firmosur atë dokument socialist. Dhe çfarë bëri Trudo, sapo presidenti ynë hipi në avion? Ai e godet me një thikë pas shpine.”