Ushqimi është ilaçi më i mirë në natyrë. Përveç shijes, ushqimet mund të jenë një aleat i mirë i shëndetit nëse ua dimë vlerat dhe vetitë.
Më poshtë po iu tregojmë disa ushqime, të cilat kanë aftësi të ndikojnë në uljen e rrezikut për t’u prekur nga kanceri i gjirit:
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit është i pasur me yndyrna të shëndetshme dhe me antioksidantë. Një analizë mbi studimet e kancerit përgjatë 11 viteve gjeti se një konsumim i madh i vajit të ullirit lidhej me më pak gjasa për zhvillim të kancerit të çdo lloji, duke përfshirë edhe kancerin e gjirit.
Omega 3
Acidet yndyrore esenciale omega 3 gjenden në disa lloje peshqish yndyrorë, si: skumbri, sardelet, peshku ton albacore dhe salmoni, si dhe gjenden edhe në formën e suplementeve. Kërkimet tregojnë se gratë, të cilat hanë ushqime të pasur në acide yndyrore omega-3 kanë më pak gjasë të zhvillojnë kancer të gjirit.
Fibrat
Nëse konsumoni fruta dhe perime është fillim i mbarë për një dietë të pasura me fibra. Shtojini dietës suaj edhe drithëra të plotë për të rritur sasinë e fibrave të marra. Efekti mund të jetë domethënës: Një skuadër nutricionistësh në Kinë mblodhën kërkimet e bëra nga 10 studime të mëparshme mbi dietën ushqimore të grave dhe rrezikun e kancerit dhe zbuluan se gratë, të cilat konsumonin më shumë fibra në dietën e tyre kishin 11 përqind më pak mundësi për të zhvilluar kancer gjiri, në krahasim me ato që konsumonin më pak fibra.
I njëjti vëzhgim përcaktoi se 10 gram më tepër fibra në dietën e përditshme lidhet me 7 përqind më pak rrezik për të zhvilluar kancer të gjirit./Shije