Nuk frikësohem më për veten por për babain që…/ Biseda e trishtë e Xhuljetës para VRASJES me…

0
202

Detaje të tjera tronditëse nga vrasja e dyfishtë ne kryeqytet, në zonën e Don Boskos ku 31 vjeçari Xhafer Mata nga Kalimashi i Kukësit vrau me dy plumba pistoletë 19 vjeçaren Xhuljeta Çuni nga Vinjolli i Matit.

Mësohet se vajza ishte ankuar katër herë në polici për kërcënimet dhe shqetësimet që i krijonte ish i dashuri i saj Xhafer Mata, i cili nuk e pranonte ndarjen, deri sa në fund arriti të kryejë krimin makabër.

Në 23 maj në Prokurorinë e Tiranës, Xhuljeta ka folur me psikologen e insitucionit. E reja u rrëfye për 90 minuta duke treguar gjithçka rreth jetës së saj dhe marrëdhënies me Xhafer Matën. “Me Xhaferin u njoha para një viti. Ai kishte miqësi me kushërinjtë e mi. E respektoja, sepse jetonim në të njëjtën lagje”,- mësohet se i tha vajza psikologes, sipas gazetares Klodiana Lala.

A ndihesh e frikësuar për jetën? Të ka dhunuar ndonjëherë?, e pyet psikologia. “Jo, s’kam frikë për veten” – u përgjigj vajza,- Më shumë kam merakun e familjes. Shqetësohem se mund ta marrë vesh babai. Ai është emigrant. Sa për mua Xhaferi më premtoi në polici se nuk do të më shqetësonte”.

Sakaq, Xhuljeta ka rrëfyer se nuk ka pasur asnjë lidhje me 31-vjeçarin që i mori jetën në mes të Tiranës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here