Rama pritet me protesta në Durrës: Poshtë mafia, Qeveri e drogës…

0
381

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë pasditen e sotme një takim në qytetin e Durrësit me drejtuesit e policisë, ku i pranishëm do të jetë edhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Por pranë godinës ku do të zhvillohet aktiviteti janë mbledhur dhjetëra të rinj të FRPD të cilët protestojnë kundër varfërisë.

“Stop terrorit shtetëror, “Poshtë mafia”, “Qeveri e drogës”, janë disa nga banderolat që mbajnë në duar të rinjtë e forumit rinor të Partisë Demokratike.

Kujtojmë se sot, kryeministri Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinj të Durrësit, të punësuar në sektorin e turizmit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here