Pas afro 60 minutash ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD.
Këtë të enjte nuk ka seancë Kuvendi sepse nuk ka pr.ligje për të diskutuar.
PD ka vendosur të marrë pjesë në mbledhjen e Komisioneve, ndërsa do mbajë të njëjtin qëndrim si në javët e fundit.
Anëtarët e PD pritet të diskutojnë për çështje mjaft sensitive siç është kërkesa për largimin e ministrit Fatmir Xhafaj, pretendimet për ngritjen e kampit për ish luftëtarët e ISIS në Shqipëri si dhe shembja e Teatrit Kombëtar.
Ndërkohë në orën 12:30 është parashikuar një mbledhje e kryesisë së PD në seli