Ka nisur në gjykatën e Durrësit, seancë kundër Çlirim Cahollit, i cili akuzohet se ka vrarë gruan e tij. Ardiana Caholli, nënën e gjashtë fëmijëve.
Çlirimi, më herët ka thënë se nuk ka pasur qëllim për të vrarë bashkëshorten e tij.
“Gjithçka ishte momentale dhe aksidentale. Jam penduar për veprimin tim. U kërkoj falje fëmijëve dhe gjithë familjarëve të mi për këtë gabim fatal që unë bëra. Nuk di çfarë te them, të vendos drejtësia. Më vjen shume keq që lash fëmijët jetim mes katër rrugëve”, ka qenë kjo deklarata e Çlirim Cahollit para trupit gjykues.