Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në dalje të qytetit të Kukësit.
Një mjet tip ‘Minicooper’ me targa AA 050 JV ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur disa herë në një tokë bujqësore aty pranë.
Nga aksidenti është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar me urgjencë për në spitalin e Kukësit.
Drejtuesi i mjetit ka qenë shtetasi me inicialet M. SH., rreth 31 vjeç.
Policia po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.