Fevziu sqaron kontradiktat që pati me Frangaj dhe i pergjigjet pyetjes: Ka ndikim Rama tek vendimi i mos largimit?!

0
271

Gazetari i njohur Blendi Fevziu, i ftuar në “360 Gradë” në Ora News u pyetur nëse ka pasur ndonjë ndikim kryeministri Rama tek vendimet e tij.

Zheji: Ka pasur ndikim kryeministri le të themi në dyzimin tënd për t’u larguar nga Tv Klan?

Fevziu: Jo fare! As nuk ka rënë biseda. Plus që duhet të jeni të sigurt që Rama nuk influencon dot as një nga vendimet e mia.

Zheji: As në tendosjen e marrëdhënieve me zt.Frangaj?

Fevziu: Jo! Kam dëgjuar interpretime nga më të çuditshme. Së fundmi, dëgjova një interpretim për një rast vdekjeje që u shokova. Kjo është çështje se si ndodhin gjërat. Rama nuk është mik me mua. Kam një raport korrekt pune siç mund të keni edhe ju. Një njeri që nuk është mik nuk mund as ta këshillosh dhe as ta dëgjosh. Unë i kisha kërkuar Top-t të largohesha. Blushit ia kam kërkuar unë dhe kisha një problem moral me Aleksandër Frangajn për raportin moral që kam pasur 20 vite me të. Doja që ta mbyllja këtë kapitull të Klanit me një lloj mirëkuptimi. Ka qenë vetëm bisedë e imja me të. Kisha një projekt që dukej më interesant se sa ky në Klan. Unë nuk kisha një shkak. Kjo ishte një çështje që është më tërheqëse se sa kjo. Ajo që po bën Ben Blushi në Top Channel është një fuqizim i influencës politike përmes fuqizimit të lajmeve, emisioneve etj. Kjo mua mu duk më intriguese. Në Klan është krijimi i një fasade televizive pa u marrë me thelbin. Një tv duhet të ketë 70% të kontentit të tij jashtë studiove, pra jetën reale, ne jemi 80% brenda studiove. Jam të shtohen akoma më shumë reportazhet, emisionet investigative, personazhet reale. Vetëm në Shqipëri ekziston dhe askund tjetër në glob që ti mund të vish në emision duke paguar lekë që për mua është e pa imagjinueshme. Ti ke biznesin tënd dhe paguan dhe vjen si i ftuar.

/Ora News.tv/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here