Irani pa këpucë futbolli në Kupën e Botës për faj të… Trump

0
274

Irani merr një goditje të rëndë, vetëm dy ditë para Kupës së Botës. Ekipi kombëtar i drejtuar nga trajneri Carlos Queiroz do të duhet të marrë me vete disa këpucë futbolli pasi Nike ka njoftuar se nuk do të jetë në gjendje të furnizojë futbollistët për shkak të sanksioneve të imponuara nga Trump në Teheran.

Federata reagoi duke kërkuar llogari nga kompania për arsyet e këtij veprimi të befasishëm.

Trita Parsi, president i Federatës së Itanit (NIAC) – një shoqatë e përkushtuar për dialog dhe miqësi mes Perëndimit dhe popullit iranian u shpreh: “Nuk e kuptoj këtë vendim të Nike, pasi të furnizosh nuk është njëso si të shesësh dhe në këtë rast ata nuk po na shesin. Pres ende një sqarim të detajuar se ku preket Nike nga sanksionet”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here