Rama mburret me uljen e papunësisë, por del bllof kur qytetarët e bombardojnë me fakte…

0
210

Dje ministri Arben Ahmetaj, mbajti një konferencë shtypi për mediat, ku deklaroi me pompozitet se papunësia në vendin tonë kishte rënë në nivel historik. Pavarësisht nga reagimet e shumta në media dhe rrjetet sociale ku argumentohej, se kjo “ulje” e papunësisë kishte të bënte vetëm me fenomenin e eksodit masiv të qindra mijë shqiptarëve jashtë vendit (pikërisht ata që janë të aftë për punë), kryeministri Edi Rama sot është mburrur në faqen e tij në Facebook, me këtë “arritje të madhe”.

“INSTAT nxori dje shifrën e re të papunësise dhe pa pasur as më të voglën vetëkënaqësi, sepse sfida mbetet e jashtëzakonshme e komplekse – duke filluar nga domosdoshmëria për ta ulur më tej papunësine, tek nevoja për të rritur mbrojtjen e punonjësve si edhe objektivi ambicioz që pagat e ulëta të rriten gjithashtu – qëndron sidoqoftë fakti i pamohueshëm që në drejtim të punësimit vazhdon vit pas viti një kthesë themelore drejt një të nesërmeje shumë më të mirë se sa e sotmja” mburret sot në faqen e tij në Facebook Edi Rama.

Por ja çfarë i shkruajnë disa nga komentuesit kryeministrit, për këtë çështje, duke i treguar përvoja personale dhe fakte se ai sërish, po mashtron:

Antonela Zotkaj: Ja ku jam shembulli konkret qe me hoqet te drejten e profesionit per tekat partiake te drejtoreshes se arsimit.
Habitet dhe pinokun me genjeshtra te tilla! E di qe nuk e pranon qe ma keni bere borxh se helbete ashtu ju takon.
Sipas udhezimit te ministres duhet te isha punesuar patjeter, por drejtoresha e emeruar prej jush i ka hedh ne plehra udhezimet e mash!
Nuk di ku i sajoni keta grafiket.
Vetem realitet nuk jane!
Te genjejne te mashtrojne drejtoret bejne dallavere dhe ti nuk i di!

Artur Denisa Bullari: Po ato qe ikin nga shqiperia me pashaport ,si i vlersoni te punesuar ne emigrim?? Apo nuk i konsideroni fare??

Cris Johns: Aman mos..para ca ditesh Doli lajmi qe ka ren nr i vrasjeve! Iken 10 veta.. Sot pa punesia..shikoje per 10 ditet e ardhshme..njerzit ne grev qe ska pune..

Erald Begteshi: Pjesa me e madhe e figurave të kualifikuara po ikin nga Shqipëria, ose në okazionin e pare ikën përgjithmonë. INSTAT mban vetem llogarinë e të punësuarve nëpër call center.

Toni Lata: Jam shumë kurioz të di: nëse ti vete i beson me të vertete këto shifra Z. Kryeministër??!

Klodi Delilaj: Gjysma e shqiptarëve janë jashtë në emigrim dhe ata që kanë ngelur punojnë në call center.

Roland Shani: Ti s’ke më njerëz në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here