Shqipëria me papunësinë më të ulët në rajon…

2
239

Nëse do të jenë treguesit ekonomikë ata që do të përcaktojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit në fund të këtij muaji, Shqipëria është pa dyshim vendi që e meriton më shumë që të ecë përpara në rrugën e integrimit.

Aktualisht, me 4%, vendi ynë ka normën më të lartë të rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor, por gjithashtu edhe papunësinë më të ulët në të gjithë rajonin.

Statistikat e publikuara ditën e sotme nga INSTAT tregojnë se norma e papunësisë ka vijuar trendin rënës të pesë viteve të fundit edhe gjatë tremujorit të parë të 2018-s, duke zbritur në nivelin e 12,5%.

Ky është niveli më i ulët i njohur në 22 vjet, që prej dhjetorit të 1996-s, kur ndikuar nga zhvillimi artificial i nxitur prej firmave piramidale, papunësia në vend zbriti në 12,4%.

Krahasuar me rajonin, vendi ynë ka shifrën më të ulët të papunësisë e rrjedhimisht, edhe potencialin më të ulët për të eksportuar azilkërkues, një fenomen që është përdorur vazhdimisht nga euroskeptikët në BE, për të frenuar hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Serbia është vendi i dytë me papunësinë më të ulët, me një normë papunësie prej 14,8%, në tremujorin e parë të këtij viti.

Vijojnë më pas Mali i Zi, me 19,4% dhe Greqia, me 20,1%. Maqedonia, vendi tjetër që marrë një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave ka një papunësi të deklaruar prej 21,6%, deri në prill të këtij viti.

Të fundit e klasës janë Kosova, ka papunësia zyrtare është 30,6% dhe Bosnja, me nivelin më të lartë, 36,9%.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here