Tragjedi në Durrës/ Mbytet një fëmijë, tek ish-vaskat e peshkut…

0
256

Një djalë i mitur 13-vjeçar është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.14 në Durrës, nga banorët e zonës.

Mësohet se 13-vjeçari Leonardo Lica kishte humbur që prej mbrëmjes së djeshme dhe po kërkohej nga familjarët e tij përgjatë gjithë natës në Durrës dhe në zonat përreth. Vetëm mëngjesin e sotëm u zbulua trupi i tij i pajetë.

Leonardo kishte shkuar për tu larë tek ish-vaskat e peshkut dhe aty ka humbur jetën duke u mbytur në ujë.

Banorët kanë gjetur pranë vaskave edhe rrobat e djalit, që kishte hyrë në ujë për t’u freskuar por nuk mundi të dilte i gjallë prej andej.

Ai është fëmija i kartërt i një familjeje nga Dibra, që është vendosur prej disa vitesh në lagjen nr.14, në Durrës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here