Nga Nebil Çika
Me ne fund Bashkia e Kukësit u kujtua e vendosi një bust te poetit antikomunist Havzi Nela ne shkollën që mban e tij. Busti i vendosur brenda gardhit te shkollës pa pak gjasa te shihet nga vizitoret apo kalimtaret ne ketë qytet por gjithsesi është me mire se hiç siç kishte ndodhur deri tani. Zhurma e madhe qe u munduan te bëjnë organizatorët nuk u justifikua nga ajo qe reflektoi si te vepra artistike ashtu edhe ceremonia e sidomos fjalët e folësve te cilët ne mase ju shmangen thelbit te vlerave dhe arsyeve te sakrificës se poetit martir antikomunist . Kreu i bashkisë Bashkim Shehu ishte kujdesur qe ne ceremoni te ishin te pranishëm kushdo vetëm te përndjekurit antikomunistë jo. Por nejse kjo është pune e tij , puna jone është qe Havzi Nela dhe çdo martire tjetër antikomuniste te vlerësohet e te nderohet sa me shume qe te jete e mundur . Sigurisht qe kjo vepër kushtuar Nelës nuk mjafton pasoi ai meriton një shatorë apo obelisk gjigand ne qendër te Kukësit dhe shpresoj qe Bashkia te mos “laje duart ” e ta mbylle ketë pune me ketë bust ne oborrin e një shkolle .
Por me interesante se busti ishte ceremonia “e madhe” e përurimit qe gati ,gati ngjante me një peng marrje per interesa politike e te tjera te poetit antikomunist . Fakti qe ne ceremoni me shume se kuksianë kishte pjesëmarrës nga Tirana e vende te tjera la shije te hidhur . Sigurisht mos pjesëmarrja ne ceremoni e kuksianëve , sidomos e bashkëvuajtësve te Havzi Neles nuk ka lidhje me respektin dhe nderimin për këtë martir antikomuniste por me organizatorët e ceremonisë . kreun e bashkisë dhe spekulante te tjerë ish komuniste , punonjës e bashkautorë te sigurimit te shtetit apo pinjollë te tyre te cilët duket se ua kishin marre peng martirin .
Ceremonia qëllimisht u devijua nga nderimi i një martiri antikomunist vetëm tek poeti gjë qe çon ne deformimin e te vërtetës për Havzi Nelen. Sado qe te pretendohet e kundërta Havzi Nela u var jo se ishte poet por se ishte antikomunist dhe ketë me mire se kushdo e kuksianët përfshi edhe ata qe 30 vjet me pare ishin rreshtuar ne krah me vrasësit por qe dje mbanin fjalime e përgjëroheshin për te dje .
Personalisht i kam kërkuar kreut te bashkisë Kukës qe ne ditën e pare te zgjedhjes se tij te ngrinte një shtatore per Havzi Nelën gjë qe ma premtoi. Sigurisht qe un kisha tjetër gjë parasysh një vepër artistike qe ti përafrohej disi veprës se madh dhe sakrificës sublime e te Havzi Nelës por ndjehem mire ne se mund te kem ndikuar sado qofte qe për ketë figure me përmasa kombëtare te behej diçka qaftë edhe një bust ne një oborr shkolle ne kushtet qe harresa e tij për shume arsye është një aksion e qëllimi i mirëfilltë politik .Havzi Nela i tremb komunistet me shume i vdekur se i gjallë. Vdekja e tij tregon me gisht vrasësit dhe pinjollët e tyre sot ne pushtet prandaj organizatorët u kujdesen qe emrat e tyre te mos përmendeshin fare ne ketë ceremoni. Faktin qe një prej atyre qe firmosi varjen e tij ishte i ati i kryeministrit aktual Edi Rama nuk guxoi ta përmendte asnjë [prej folësve ne ceremoni dhe kjo është pjesa me e tutshme e saje . Pikërisht kujdesi për te mos perënduar këtë fakt beri qe kreu i Bashkisë Kukës, te mos ftonte ne ketë ceremoni te përndjekurit politike antikomunistë . Është e sigurte qe çdo kush prej tyre do te thoshte me zë plote : E vari babai i Edi Rames ! Mirëpo z. Shehu e kishte llogaritur mirë këtë pune te folësit e ftuar prej tij ishin kryesisht nga ana e vrasësve 30 vjet me pare , pjesëtarë te prokurorisë , sigurimit apo pinjollë te tyre. Kulmi ishte pjesëmarrja e ish kreut komunist te Kuvendit Namik Dokle i cili u falënderua personalisht nga kreu i bashkisë në fjalën e tij . Kjo prani e përqendruar e komunisteve , punonjësve prokurorisë , spiunëve te Sigurimit te Shtetit u reflektua edhe ne frymën e ceremonisë e cila u fokusua me shume kundër antikomunisteve si Havzi Nela se sa kundër komunisteve qe e vatrën në Kryesi te Kuvendit Popullor , prokurori, gjykate apo sigurim .
Me gjithë këto përpjekje për ta mare peng apo për te shkuar radhën me nderimin e tij nga ana e komunisteve spiuneve te sigurimit dhe pinjollëve te tyre Havzi Nela mbetet njeri nga ne antikomunist i spikatur dhe ne jemi krenar për ketë. Personalisht e shoh si suksesin tonë më të madh qe komunistet , persekutorët dhe bashkëpunëtoret e tyre ne krim si dhe pinjollët e tyre te njohin e te dënojnë krimet e komunizmit si dhe te nderojnë martiret antikomunistë. Dhe pak a shume ne ceremoninë e vendosjes se bustit te Havzi Neles ne shkollën me te njëjtin emër ne Kukës . Fakti qe organizatoret e ceremonisë , pinjollë te spiuneve te sigurimit e punonjës te prokurorisë qe dënoi me varje Nelen qe kujdesen që ne ceremoni te mos përmendeshin emrat e vrasësve, për faqen e zezë te tyre, nuk përbën problem pasi shqiptaret e dinë te vërtetën: Jam i sigurt se çdo antikomunist kuksian sa here i ndodh qe shikon kreun e Bashkisë Kukës thotë me vete apo edhe me zë : E vari Kristaq Rama oooo Bashkiiiim !