Këtë të mërkurë, minatorët janë mbledhur para Kryeministrisë për të kërkuar miratimin e statusit të minatorit.
Ata paralajmërojnë se nuk do të largohen nga Kryeministria nëse nuk sigurojnë miratimin e statusit të minatorit.
“Nëse jeni ata që thoni, atëhere veproni sot. Duam status sot, jo për mot”, thotë një nga protestuesit. Ndërkohë në kor dëgjohet thirrja: “Të shkarkohet Arben Ahmetaj!”
Minatorët shprehen se do t’i japin fund protestës vetëm nëse kërkesat e tyre do të marrin një zgjidhje përfundimtare brenda 2 javëve të ardhshme.
Vijon…