Thellohen edhe më tej misteret e vrasjes së Anxhela Meçanit, e cila ndërroi jetë në Torino mbrëmjen e së shtunës, pasi ishte dhunuar dhe ishte hedhur nga dritarja e një makine në lëvizje.
Tezja e viktimës ka zhvilluar një bisedë me djalin që pretendohet se e çoi në Itali, i cili dyshohet se ishte i dashuri i saj.
Gjatë bisedës ajo tenton t’i nxjerrë të dhëna që duke e pyetur për lëvizjet e fundit që kishin bërë, pse kishin lëvizur në Torino apo nëse kishin marrë ndonjë kërcënim.
Sipas “BallkanWeb”, tezja e Anxhelës i thotë se ai e di prej kohësh se kush qëndron pas vrasjes së mbesës së saj, djali, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, e mohon kategorikisht që të ketë lidhje me vrasjen makabre të të resë.
BISEDA:
Djali: Shkuam për të gjetur punë.
Tezja: Jo se kishte Anxhela apo ti ndonjë…
Djali: Kishim 7 ditë. Më dëgjon. Kishim 7 ditë që kishim shkuar atje.
Tezja: 7 ditë jo më shumë?
Djali: Jo. Aq kishim.
Tezja: Unë s’di asgjë. Mua më thoshte Anxhela që ne… Anxhela me kë kishte kërkesë, se nuk e vranë për një sufllaqe, e hoqën nga faqja e dheut dhe e hodhën si një qen në rrugë. Ti që ke një vit e gjysmë e di shumë mirë se kush e vrau Anxhelën.
Djali: Dëgjo, kërcënime s’ka pasur as ajo as unë. Se imagjinoj dhe se kuptoj dot se kush ka qenë..
Tezja: Se imagjinon dot ti ehhh.
Djali: Jo se imagjinoj dot. Se do shkoja ta kapja atë njeri, le të vdisja dhe unë.
Tezja: S’të ka bërë ankesë për asnjë lloj gjëje. Kjo ishte ‘bam bam’?
Djali: Jo s’më ka bërë asnjë ankesë. Biles këtë gjera që të thashë ty, ia kam thënë edhe policisë.
Tezja: Është logjike që do mbash këtë linjë dhe s’do thuash një gjë tjetër tek unë.
Djali: Kjo është e vërtetë. Skam ça mbaj të fshehtë. Unë skam ndenjur…tani ti më thotë këto gjëra. Po më fut mua të mendoj keq.
Tezja: Kush unë po të fus?!
Djali: Jo tani më bën keq edhe mua.
Tezja: Dëgjo për shpirt të dy fëmijëve, ndoshta të ka llafosur, unë Anxhelën e kam si fëmijën time. Mua s’më vete mendja tek asnjë tjetër gjallë në botë. Vetëm t’i je ai që e njeh dhe tek ty do drejtohem. Do gjykohesh vetëm ti…nuk e di. Zoti…
Djali: Më dëgjon…unë të thash. Unë se di…jam shumë keq. Thash të më vrisnin mua sesa atë. Është një gjë që unë se prisja kurrë këtë.
Tezja: Anxhela punonte?
Djali: Jo.
Tezja: As natën as ditën?
Djali: As natën as ditën.
Tezja: Anxhela ka dalë në rrugë? Më fal që po bëj këto pyetje, por kështu janë të dhënat…
Djali: Jo.
Tezja: Anxhela ka dalë natën ka punuar si prostitutë? Ma thuaj nuk më trazon kjo gjë?
Djali: Nuk është e vërtetë. Shkruhen budallallëqe ne internet dhe gazeta.
Tezja: Këto i shkruajnë gazetarët italianë…
Djali: E di sepse i kam lexuar vet ato.
Tezja: Ashtu de…Çupa bëri celebrim me ty apo me italianin që ishte 100 vjeç?
Djali: Bëri celebrim me italian për dokumente..
Tezja: Jo me ty?
Djali: Jo jo me mua…pse s’të tha ty?
Tezja: Se di ça të tha ty, mua më tha se kishte bërë celebrim me…