U publikua testi i matematikës/ MASR të hetohet Luçiano Boçin

0
284

Ministria e Arsimit e ka pranuar skandalin e publikimit të testit të provimit të Matematikës para se të përfundonte.

Me një njoftim për mediat Ministria e Arsimit thotë se, ka marrë çdo masë për të garantuar fshehtësinë e testit.

Por testi sot është bërë publik para se të mbaronte.

Ishte deputeti i PD-së, Luçiano Boçi i cili denoncoi në Facebook e tij, faktin se teza ishte publikuar më parë.

Reagimi i Ministrisë së Arsimit:

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë u informua nga rrjetet sociale dhe mediat on-line lidhur me publikimin e disa fotove nga Testi i Matematikes qe u zhvillua në të gjithë vendin nga ora 10:00 -12:30.

Konkretisht nga adresat në Facebook e një qytetari dhe të një deputeti janë postuar, foto te testit te matematikës, ndërsa testimi po zhvillohej në të gjithë vendin.

MASR garanton publikun se ka marre çdo masë qe parashikon ligji për të garantuar fshehtësinë dhe integritetin e testeve të maturës në fazën e hartimit dhe shpërndarjes ne 38 DAR dhe ZA, 206 mjediset ku zhvillohet provimi për 37 mijë maturantë të cilët mbikëqyren nga rreth 4300 administratorë dhe monitorues.

Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve e konsideron shkelje te rendë të ligjit Nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në RSH” dhe të akteve nënligjore, kopjimin e plotë apo te pjesshëm si dhe shpërndarjen dhe publikimin e testit.

Për këtë arsye i kërkojmë organit të prokurorisë të fillojë hetimin e menjëhershëm të dy rasteve të bëra publike online, duke mundësuar vënien përball ligjit të shkelësve, kushdo qofshin ata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here