Edhe këtë herë, Ronela Hajati ka surprizuar publikun me projektin e ri muzikor. Sot ka sjellë në treg këngën verore “Do ta luj” ku shfaqet duke shkuar pas një mashkulli.
Në tekstin e punuar nga vetë këngëtarja flitet për dëshirën që ka një vajzë për një djalë, edhe pse ai nuk shfaq aspak interes për të.
Gjithsesi ajo nuk dorëzohet dhe i shkon pas kudo që ai është, ku në një moment rrëzohet në mes të rrugës, por cohet përsëri për ta ndjekur.