Spahiu: Nuk ka asgjë të re, që shqiptarët nuk e njohin, rrugët me pagesë dhe…

0
199

Deputeti i LSI Perparim Spahiu ne nje postim ne facebook ka reaguar per taksen qe qeveria po vendos mbi rruget e vendit. Spahiu thekson se Nuk ka asgjë të re dhe që shqiptarët nuk e njohin, rrugët me pagesë, por duhet ri-parë dhe ri-menduar taksa e qarkullimit.

Postimi plotë: 

Nuk ka asgjë të re dhe që shqiptarët nuk e njohin, rrugët me pagesë, por duhet ri-parë dhe ri-menduar taksa e qarkullimit, fonde që duhet ti adresoheshin rrugëve të reja dhe mirëmbajtjes së tyre, taksë që shqiptarët e para-paguajnë me blerjen e naftës, fakt që në Shqipëri nafta ka çmimin më të lartë në rajon.

Vendosja e pagesave për rrugët e shoqëruar me heqjen e taksës së qarkullimet mendoj se do të ishte veprimi i duhur dhe më korrekt, gjë që do çonte dhe në uljen e çmimit të naftës, si produkt bazë energjie.

Kështu si po duan të veprojnë, na meren lekët dy herë, madje dhe tre herë, pasi rrugët deri më sot janë ndërtuar me investim direkt nga buxheti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here