Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar në veri të Greqisë pas një operacioni te madh nga policia helene që nisi mbrëmjen e djeshme.
Tre shqiptarët, 23,27 dhe 58 vjeç vodhën makinën e një shtetasi grek 79-vjeçar në Kastoria dhe u nisën drejt kufirit me Shqipërinë. Policia greke u vu në ndjekie të tyre dhe arriti ti arrestojë, ndërsa makina iu kthye pronarit.