Apel therës fëmijët e Adriana Shahollit: “Mungon kreu i shtëpisë, mamaja jonë, kurse babi…”

0
184

Adriana Shaholli, gruaja 40-vjeçare që u vra nga bashkëshorti në banesën e tyre në qytetin e Durrësit, ka lënë pas katër fëmijë në moshë të vogël. Me nënë e vrarë dhe me babanë në burg, të katërt kërkojnë ndihmë për të mbijetuar dhe për të siguruar bukën e gojës, edhe pse tre më të mëdhenjtë janë detyruar të punojnë për të siguruar të ardhura.

“Fundjavë Ndryshe” ka shkuar t’i ndihmojë dhe fëmijët më të mëdhenj të familjes kanë shprehur brengat e tyre. Vajza e madhe e Adrianës tregon se i mungon e ëma dhe se kërkon ndihmë e mbështetje për t’ia dalë mbanë.

Ajo shprehet:

Gjithçka është krejt ndryshe nga më përpara. Mungon kreu i shtëpisë. Mungon mamaja jonë. Tani jam unë e vëllai që do mbajmë 4 më të vegjlit. Duam ndihmë t’ia dalim mbanë. Dua të ndjek rrugën e asaj, rrugën e mamit. Ajo ka vuajtur jashtë mase. Ajo na la, vdiq vetëm për ne. Ka qenë bota për ne. Edhe bukën që e hante na priste ne, nuk e hante pa ne. Ka qenë mbështetja jonë më e madhe. Më mungon jashtë mase, ishte motra ime, bota ime, atje hapesha për gjithçka.
Kisha shumë ëndrra, të punoja, të dilja jashtë, të sillja të ardhura, por tani ëndrra ime më e madhe është që motrat, vëllai të ecim përpara, t’ia dalin mbanë, për vete, gjithçka më duket e kotë. Unë, vëllai dhe motra e dytë jemi në punë. Tani detyrohemi akoma më shumë të mbajmë katër fëmijë. Duhet të kem më shumë forcë tani që jam kreu i shtëpisë bashkë me vëllanë. Duam ndihmë, sa të rregullohemi, se pastaj, do jemi të fortë, do punojmë”.

Djali i shtëpisë ka një apel:

Unë punoja, babai ishte pijanec, nuk bënte asgjë, bërtiste, motrave, mamasë, nuk merrte mundimin për të bërë as gjënë më të vogël. Punonte nëna dhe ne…Na ndihmoni për të ndërtuar shtëpinë! Siç e shikoni, është në gjendje të mjerueshme”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here