Ja cili rrjet social e ka ndikimin më të keq

0
245

Përveç përfitimeve që rrjetet sociale mund t’i kenë, tash sa kohë po diskutohet nëse ato mund të jenë të dëmshme në një farë mënyre dhe si ndikojnë në shëndetin mendor të një individi. Në Britaninë e Madhe është kryer hulumtimi pikërisht në këtë temë.

Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 1.500 persona të moshës ndërmjet 14 dhe 23 vjeç. Të gjithë ata janë intervistuar për shprehitë e përdorimit të rrjeteve më të njohura sociale të sotme (Facebook, Instagram, Snapchat, Twitter dhe YouTube) dhe si ndikojnë ato në psikikën e tyre, transmeton koha.net.

Rezultatet treguan se Instagrami udhëheq për ndikim të keq, sidomos kur është fjala për femrat e reja dhe ndikimi që ky rrjet e ka në to.

Ky aplikacion i popullarizuar është i njohur për faktin se e ofron mundësinë e “filtrimit” të papërsosmërive fizike të përdoruesit, prandaj përdoruesit ndihen të dëshpëruar, të pikëlluar, të vetmuar ose të papërmbushur.

Ekziston edhe përvoja e sindromit të ashtuquajtur FEMO (Fear of missing out), apo – frika e të “mosqenit në rrjedha” e cila është gjithnjë e më e dukshme për shkak të rrjeteve sociale. Ajo reflektohet në apati dhe ndjenjën e një vetëvlerësimi më të vogël për shkak të përshtypjes se diçka po ju ikë dhe se jeta nuk po jetohet lirshëm.

Njerëzit e ndjeshëm gjatë surfimit i shikojnë jetët e njerëzve të tjerë dhe kështu dinë të zhyten në ankth, pa e kuptuar se jeta e të tjerëve në rrjetet sociale është kryesisht e inskenuar, transmeton koha.net.

Pra, përdoruesit e Instagramit sipas hulumtimit janë më të ngarkuar se “diçka po ju ikën”.

I vetmi rrjet social që ka marrë komente kryesisht pozitive është YouTube. Shkencëtarët gjithashtu theksojnë se tek përdoruesit më së keqi ndikon përdorimi i rrjeteve sociale më shumë se 2 orë në ditë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here