Kapen në Francë dhjetëra shqiptarë, po niseshin për në Angli

0
258

Një rrjet trafikantësh italianë e francezë dhe disa shqiptarë janë arrestuar në portin e Cherbourg në Francë.

Aksioni policor është bërë gjatë natës mes 14 dhe 15 qershorit. Shqiptarët, të ndihmuar nga italianët e francezët po përgatiteshin për kaluar kanalin drejt Anglisë. Janë dhjetëra persona të ndaluar.

Mes tyre janë edhe dy skafistë italianë, katër trafikantë dhe disa emigrantë shqiptarë. Mes tyre ishte edhe një grua e dy fëmijë të vegjël.

Tre persona janë identifikuar si ‘shoferë’.

Të gjithë janë vendosur në paraburgim në Cherbourg. Hetimi filloi disa javë më parë në Boulogne-sur-Mer (Pas-de-Calais).

Kontrabandistët ishin të njohur për policinë.

Policia në kufi, e mbështetur nga xhandarët dhe doganat koordinuan operacionin. Ata gjendje parandalonin daljen e varkës në det.

Image

Këta emigrantë donin të arrinin Anglinë me një varkë të vjedhur.

Prokurori i Boulogne sur Mer tha se rasti është dërguar në zyrën e prokurorit të Lille, i cili ka juridiksionin për këtë çështje.

Ky është një rast i rrallë, por jo i panjohur në zonën e Cherbourg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here