Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme dhe Narkotikët, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë dhe Njësinë për hetimin e trafiqeve dhe narkotikëve në Drejtorinë Hetimore të Policisë së Shtetit, mbi bazën e një hetimi disa mujor, të kryer me metoda speciale të hetimit, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: Beni Kosturi, 49 vjeç, banues në Korçë, Nerald Karollari, 30 vjeç, banues në Mborje, Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj E.G, 27 vjeç, banues në Korçë.