Kryemadhi uron besimtarët myslimane: “Vlerat dhe mësimet e tij të jenë një mësim i madh për shoqërinë tonë”

Edhe kryetarja e Lëvizjes Socialsite për Integrim Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët myslimanë për festen e Bajramit. Në një shenim në rrjetet sociale ajo shkruan se “Ramazani kultivon shpirtmadhësinë dhe është kontribues tolerance dhe solidariteti. Uroj nga zemra që fryma, vlerat dhe mësimet e tij të jenë një mësim i madh për shoqërinë tonë gjatë gjithë vitit”.

Ja shënimi i plotë i Kryemadhit në rrjetin social facebook:

Urimet më të mira për të gjithë besimtarët myslimanë në festimet e Bajramit të Madh, në përmbyllje të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Pas një muaji dedikimi e sakrifice për t’u afruar më tepër me zotin, vlerat e të cilit kanë një rol të pazëvendësueshëm për shoqërinë tonë.

Ramazani kultivon shpirtmadhësinë dhe është kontribues tolerance dhe solidariteti.

Uroj nga zemra që fryma, vlerat dhe mësimet e tij të jenë një mësim i madh për shoqërinë tonë gjatë gjithë vitit.

Gëzuar Bajramin e Madh!

Mbarësi, paqe e lumturi për familjet tuaja dhe Shqipërinë!

Kryemadhi uron besimtarët myslimane: “Vlerat dhe mësimet e tij të jenë një mësim i madh për shoqërinë tonë”

Ja çfarë të mire na sjell kombinimi

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko