Teksa të gjithë po festojnë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po kalon në çaste të vështira.
Babi i tij, Hilmiu, është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai shkoi për vizitë në spital dhe postoi një fotografi.
“Jeta jote luftë ishte. Tani po e lufton sëmundjen. Me ty plak, gjithnjë!”, ka shkruar Haradinaj.
Hilmi Haradinaj, është babai i dy heronjve të Kosovës, Luanit dhe Shkelzenit.