Ndarja nga jeta e Perikli Dhales, emrit të njohur të futbollit jo vetëm për Tironen, por njekohësisht edhe kreut të PD së në lagjen 8 të kryeqytetit ka lënë të njohurit e tij me një dhimbje te madhe per kete humbje.
Mes tyre, edhe mjeku i njohur i QSUTse, Tritan Kalo, i cili shkruan se nuk e kishte vetem pacient të dashur, por edhe mik të mirë.
Ai ka shpërthyer me një postim ne faqen e tij në FB, pasi ndihet i zhgënjyer nga mungesa e nderimit që meritonte Dhales në percjelljen e fundit.
Ja postimi i mjekut të njohur Kalo:
Dy dite me pare humba mikun dhe pacientin tim të dashur, Perikli Dhales. Ishte e vetmja betejë që humbëm, pasi fitorja është e pamundur në mjekësinë e sotme, megjithë diagnostikimin e menjëhershëm që i bemë. Ajo qe me bëri përshtypje ishte indiferenca e federatës së futbollit, për ta nderuar ashtu siç e meritonte. Indiferenca e bashkisë që ta nderonte kampionin e qytetit tonë.
Dhe mbi te gjitha, indiferenca e klubit të Tirones për të nderuar kampionin e madh tëe tyre,duke harruar që nëpërmjet Peres nderojnë veten e tyre.
Dje Tirona ,moralisht ka rënë në kategori të katërt. Ndersa ne si popull tregojme që i meritojmë plotësisht bastardët që na drejtojnë