Uruguai fitore në “frymën e fundit” ndaj Egjiptit, Shpëtimtari bëhet Gimenez

0
144

Uruguai ka arritur që të marrë një fitore shumë të vuajtur 1-0 ndaj Egjiptit. Skuadra e Tabarez gjeti rrugën e rrjetës me Gimenez vetëm një minutë nga fundi i kohës së rregullt.

Në “Ekaterinburg Arena”, fraksioni i parë ka dhuruar pak emocione, teksa të dyja skuadrat janë kujdesur më shumë për të studiuar lojën e kundërshtarëve. Cavani jep sinjalin e parë të rrezikshëm në minutën e 8-të, por portieri El Shenawy është i vendosur mjaft mirë në kuadratin e portës. Kundërpërgjigja e Egjiptit vjen në minutën e 12-të me Trezeguet që provon me një goditje brenda zonës. Shansi më i mirë për Uruguain është në minutën e 24-të, teksa Suarez, i vetëm përballë portierit nuk arrin që të gjejë rrugën e rrjetës.

Fraksioni i dytë është i ngjashëm me të parë, me Uruguain që provon për të shënuar golin e avantazhit, por Luis Suarez është në një ditë jo. El Shenawy bën një ndërhyrje spektakolare i vetëm përballë sulmuesit të Barcelonës, duke larguar topin me këmbë. Cavani dhe Suarez shpërdoruan mundësi të tjera shënimi, teksa dy minuta nga fundi, sulmuesi i PSG goditi shtyllën.

Gjithsesi Uruguai nuk e kishte thënë fjalën e fundit, pasi në minutën e fundit të kohës së rregullt, Gimenez kërcen në mënyrë perfekte me kokë, duke i dhënë 3 pikë të çmuara skuadrës së tij. /Koha Jonë/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here