Incidenti në emisionin e Çanit/ Shikoni si moderatori nxjerr të ftuarën me zor nga studio (VIDEO)

0
320

Mbesa e Mehmet Derallës, njëri prej protagonistëve të Lidhjes së Prizrenit dhe dikur ministër i luftës në qeverinë e Ismail Qemalit , ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin Zonë e Lirë.

Moderatori i tha se ka vetëm një minutazh të caktuar, për t’ia dedikuar asaj dhe filloi ta pyeste mbi incidentin që ndodhi në Prizren pak ditë më parë.

Ajo u ngrit e paftuar në podium dhe kryeministri Haradinaj i kërkoi të largohej. Mirëpo, edhe sonte duket se ndodhi diçka e ngjashme.

Pasi i mbaruan minutat e caktuara ku ajo tha se nuk e pranon reagimin e Haradinajt, Çani i kërkoi të largohej ndërsa ajo po refuzonte pasi kishte akoma për të treguar mbi të shkuarën e saj.

Moderatori iu afrua dhe filloi t’i thoshte se i kanë mbaruar minutat dhe se tashmë po pret John Alite-n.

Para se të dilte, ajo u shpreh:

Po dal se po ma kërkon me mirësjellje”
Pasi mblodhi librat, ajo doli pa bërë fjalë, ndërsa krijoi atmosferën e incidentit me kryeministrin e Kosovës në Prizren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here