Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka marrë mbi supe fajin për barazimin e ekipit të tij kombëtar ndaj Islandës në Kupën e Botës, i cili i kushtoi me -dy pikë të humbura.
“Ndihem përgjegjës për barazimin. Deshëm ta nisnim me fitore sepse kjo do të na qetësonte. Ideja mbetet e njëjta, duhet t’i fitojmë dy ndeshjet e ardhshme. Merituam më shumë”, deklaroi ai.
Argjentina dhe Islanda kanë nga 1 pikë secila në Grupin D, ndërsa sonte në orën 21:00, Kroacia dhe Nigeria do të ndeshen në duelin e dytë të këtij grupi në Botërorin “Rusia 2018”.