Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja që ndodhi sot Milot, ku 35-vjeçarja Violeta Donaj ezkekutoi me pistoletë bashkëshortin e saj, Kujtim Donaj.
Të dy shisnin në tregun e Milotit, vend ku ndodhi edhe krimi sot në orën 7 të mëngjesit. Po ashtu bëhet e ditur se çifti ishin prindër të dy fëmijëve adoleshentë.
Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, pak para ngjarjes mes burrit dhe gruas ka pasur një debat, dhe më pas gruaja ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të 42-vjeçarit. Menjëherë pas ngjarjes, gruaja ka tentuar të largohet nga vendi i krimit, por është kapur nga policia, ndërsa në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua edhe arma e zjarrit.