Një i ri nga Xhafzotaj, i dënuar për vjedhje, është arrestuar nga policia e Durrësit. Në pranga ka përfunduar shtetasi Robert Kariçi.
Në njpftimin e policisë thuhet se “Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, shtetasin e mësipërm e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg për veprën penale” Vjedhje me dhunë në bashkëpunim” parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal”.
Sipas uniformave blu, Kariçi është person me precedentë penalë të mëparshëm po në fushën e veprave penale kundër pronës dhe për trafikim të mjeteve motorike. Për veprime të mëtejshme procedurale i’u dorëzua efektiveve të Komisariatit të Policisë Sarandë.