Katastrofë ekologjike është cilësuar nga ish-kandidati për deputet i LSI, Ralf Gjoni, situata e fotografuar në plazhin e Spillesë në Durrës. Rrymat detare kanë sjellë në breg mbejte urbane, industriale dhe kafshë të ngordhura në bregdet. Ralf Gjoni e ka cilësuar si një papërgjegjësi të bizneseve që ju marrin para klientëve dhe duhet të mirëmbajnë rërën në kushtet higjenike të duhura.