Shkoi në treg me pistoletë/ Kush është gruaja që vrau burrin, për motive…

0
713

Identifikohet autorja e krimit të rëndë në Milot, ku një 35-vjeçare vrau bashkëshortin e saj.  Violeta Donaj, e cila akuzohet se vrau me pistoletë 42-vjeçarin Kujtim Donaj. Po ashtu mësohet se gruaja kishte hyrë në tregun e Milotit me pistoletë në dorë dhe sapo ka parë bashkëshortin e saj ka qëlluar në drejtim të tij.

 

 

INFROMACIONI I POLICISE
Me datë 17.06.2018, rreth orës 07:10 , në tregun e Milotit në Kurbin, shtetasja V.D. 35 vjeçe, banuese në Rrëshen, për motive ende të paqarta, ka vrarë me armë zjarri tip pistoletë, bashkëshortin e saj, shtetasin K.D. 42 vjeç, banues në Rrëshen.

Menjëherë pas ngjarjes, shtetasja V.D. ka tentuar të largohet por ndërhyrja në kohë e forcave policore, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e saj në flagrancë si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit tip pistoletë me të cilën është kryer krimi.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here